Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka raportuar se mbrojtësi i Brighton & Hove Albion, Tariq Lamptey mund të largohet nga klubi në këtë afat kalimtar, shkruan Fol Drejt.
“Tariq Lamptey, njëri nga lojtarëq që duhet ndjekur në ditët e fundit të afatit kalimtar. Klubet evropiane janë të informuar për situatën e tij pasi ai mund të largohet nga Brighton”, ka shkruar Romano në Facebook.
Romano tha se Olympique Lyon është ndër klubet që tani po tregojnë interes për Lamptey në rast se Malo Gusto largohet për t’u bashkuar me Chelsean. /FolDrejt/