Ministria e Shëndetësisë, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se Agjensia Shtetërore e Informacionit (ASHI) në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka ofruar platformën për regjistrimin e qytetarëve për të marrë vaksinën, linku: https://ekosova.rks-gov.net/.
“Për çfarëdo problemi që qytetarët mund të hasin gjatë aplikimit, mund ta adresojnë atë përmes email adresës : [email protected] dhe ne faqen e-kosova në rrjetin social facebook.
Për informacion, gjatë tre ditëve të para të regjistrimit përmes platformës ekosova.rks-gov.net janë regjistruar 3256 qytetarë për vaksinim kundër COVID-19, prej të cilëve 316 persona mbi 80 vjeç; 1435 të moshës 61-80 vjeç, kurse pjesa tjetër janë të moshës nën 60 vjeçe”, thuhet në njoftim.