Qeveria e Republikës së Kosovës, nëpërmjet një njoftimi zyrtar, ka bërë të ditur se së shpejti do të lansohet “Strategjia për avancimin e të drejtave të komuniteteve Rom dhe Ashkali në Republikën e Kosovës, për vitet 2022-2026 dhe Pnanin e veprimit të saj për vitet 2022-2024”, transmeton Fol Drejt.
“Zyra për Qeverisje të Mirë – Zyra e Kryeministrit, ju fton të merrni pjesë në konferencën për lansimin e “Strategjisë për avancimin e të drejtave të komuniteteve Rom dhe Ashkali në Republikën e Kosovës për vitet 2022-2026 dhe Planin e veprimit të saj për vitet 2022-2024”, e cila organizohet në bashkëpunim me OSBE-në, me 19 shtator 2022, duke filluar nga ora 10:00 deri 12:00, në Hotel Emerald, Prishtinë” – thuhet në njoftim./FolDrejt/