Presidenti i klubit të futbollit Barcelona, Joan Laporta tha sot se klubi i tij “kurrë nuk i dha ryshfet një arbitri”, pasi u ngritën dyshimet se Barcelona i kishte paguar një shumë parash ish-menaxherit të arbitrit Jose Maria Enriquez Negreira.
“Le të jetë e qartë se Barcelona kurrë nuk i ka dhënë ryshfet një arbitri apo synon të korruptojë arbitrat. Kurrë”, tha Laporta.
Më 17 shkurt, e përditshmja spanjolle El Mundo zbuloi se midis 2001 dhe 2018, klubi i futbollit Barcelona i ka paguar më shumë se gjashtë milionë euro kompanisë Dasnil 95, në pronësi të José Enriquez Negreira, ish-zëvendëspresident i Komitetit të Gjyqtarëve Teknik midis 1994 dhe 2018 për të këshilluar klubin për çështjet e arbitrimit.
Siç raporton radio Cadena Ser, pagesa e fundit daton në qershor 2018, kur Negreira themeloi CTA, e cila u reformua pas ardhjes së presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, transmeton Fol Drejt.