Sipas Fabrizio Romanos, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka mohuar mundësinë e shitjes së mesfushorit holandez, Frenkie de Jong, raporton Fol Drejt.
Romano citoi Laportan i cili u tha mediave se “Frenkie de Jong nuk është në shitje. Ai nuk ishte në shitje në verë dhe nuk do të largohet këtë vit”.
“De Jong është një futbollist shumë tërheqës, ne e dimë këtë, por unë insistoj se ai nuk është në shitje”, ka shtuar Laporta. /FolDrejt/