Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta tha sot se klubi katalanas ka marrë oferta të shumta për lojtarë nga kampionët spanjollë, raportojnë mediat spanjolle.
“Kemi marrë oferta për Andreas Christensen, Gavi, Pedro, Ronald Araujo, Marc Andre Ter Stegen, Ansa Fati, Rafinha, Alejandro Balde, por ne jemi një klub që nuk shesim lojtarë. Nuk kemi ndërmend të shesim yjet tanë”, tha Laporta.
Laporta theksoi se Clemon Lengle me shumë gjasa do të vazhdojë karrierën e tij në Tottenham. Ai luajti si huazim te Tottenham sezonin e kaluar. Laporta thotë se do të dëshironte që Frank Cassie të qëndronte në Nou Camp./FolDrejt/