Sipas Fabrizio Romanos, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka konfirmuar planin për të rikthyer Lionel Messin në klub gjatë verës, transmeton Fol Drejt.
“Presidenti i Barcelonës Laporta konfirmon planin për të rikthyer Lionel Messin në klub gjatë verës. “Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta rikthyer Leo Messin në Barcelonë, mund ta them këtë”, tha Laporta për Jijantes.”, shkroi Romano në Facebook.
“Ne jemi duke punuar në planin e qëndrueshmërisë për të bërë gjërat tona me Fair Play Financiar – pasi do të bëjmë një ekip më të fortë”, citohet të ketë thënë tutje Laporta. /FolDrejt/