Aymeric Laporte është vendosur të nënshkruajë një marrëveshje trevjeçare me klubin Saudit Pro League Al-Nassr pasi klubi ra dakord për një tarifë prej 25 milionë funte me Manchester Cityn, sipas The Guardian, shkruan Sky Sports.
29-vjeçari thuhet se ka pranuar një pagë prej 20 milionë funte për t’iu bashkuar Cristiano Ronaldos në Al-Nassr.