Banorëve të qytetit të Boryspil-it, afër kryeqytetit Kiev u është kërkuar që të largohen nga zona sa më shpejt të jetë e mundur. Thirrja për ta vjen në një kohë kur forcat ruse po përparojnë drejt qytetit.
“I bëj thirrje popullatës civile që të tregohen të zgjuar, të kontaktojnë qendrën tonë të thirrjeve dhe të largohet nga qyteti sa më shpejt që të shfaqet një mundësi”, tha kryetari i bashkisë Volodymyr Borysenko në një video-mesazh.
Ai u shpreh se është shumë urgjente njerëzit të largohen nga qyteti dhe përjashtim mund të bëjnë vetëm ata që e kanë të pamundur pasi “tashmë luftime po bëhen në zonën përreth qytetit.”
Disa banorë janë të vendosur afër aeroportit ndërkombëtar Boryspil të Kievit, aeroporti më i madh i Ukrainës, që ndodhet në mesin e një numri fushash ajrore të bombarduara nga Rusia muajin e kaluar.
Boryspil-i është rreth 40 km në lindje të Kievit qendror./FolDrejt/