Profesori universitar Blerim Latifi thotë se pa luftën e UÇK’së vendi ynë s’do të pavarësohej. Latifi dhe Skendër Hyseni kanë debatuar në emisionin televiziv.
“Z.Hyseni (Skender) tha se e kemi refuzuar më 1995 autonominë. Unë po të garantoj se nëse nuk kish shpërthyer lufta e UÇK’së na kishim përfunduar me një autonomi sa për që Rugova kish refuzuar”, tha Latifi.
“Ti mundesh me nënqeshë por nëse s’kish shpërthyer lufta këtu, nëse nuk ish derdh, më fal është pak frazë e rëndë, por nëse nuk ish derdh gjaku në këtë vend, nëse nuk do të ishte luftuar në këtë vend ne kishim përfunduar në autonomi herët a vonë”, shtoi ai.
Me këtë nuk është pajtuar Hyseni.