Ministri Rifat Latifi ka paralajmëruar një fund-vit të vështirësuar për shkak të pandemisë.
Sipas tij, indikacionet janë të atilla që tregojnë se virusi COVID-19 do të jetë edhe më tutje i pranishëm në mesin tonë.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, meqë është e mundur “që do të kemi një vjeshtë më të vështirë sesa që e kemi verën tash.”
Ai ka thënë se shtetet e ndryshme në Evropë kanë marrë masa më radikale.
Për më shumë Latifi ka thënë se virusi do të jetë i pranishëm për shumë vite, ndaj edhe duhet të mësohemi me të.