Ish-futbollisti i Barcelonës, Hristo Stoichkov, beson se Lautaro Martinez do të mësonte shumë te klubi katalonas, mes spekulimeve të vazhdueshme për të ardhmen e yllit argjentinas të Interit.
Lautaro Martinez është spekuluar për një kalim nga Interi në Barcelonë, pasi që gjiganti spanjoll raportohet se është i përkushtuar ta transferojë një zëvendësues afatgjatë për sulmuesin veteran, Luis Suarez, transmeton Gazeta Express.
Para se të gjithë aktivitetet sportive të ndërpriteshin shkaku i përhapjes së Covid-19 në botë, argjentinasi Martinez i kishte shënuar 16 gola në 31 ndeshje të zhvilluara për Interin e Antonio Contes këtë sezon.
“Martinez ka aftësi të mrekullueshme. Ai do të mësojë shumë në Barcelonë. Ai e ka një mësues të mrekullueshëm si Luis Suarez. Ai do të duhet të kuptohet mirë me Lionel Messin, Antoine Griezmannin dhe Ousmane Dembelen”, ka thënë Stoichkovin.
“Atij i pëlqen të garojë shumë, jo vetëm të shënojë gola. Ai po rritet çdo ditë e më shumë. Mendoj se e ka dëshmuar këtë gjë gjatë këtij viti”.
“Pyetja nuk është nëse ai do të mundë të luajë apo jo, gjëja e rëndësishme është që ai garon. Ai duhet të stërvitet, duhet ta gjejë stilin e tij të lojës. Unë i kalova tetë vjet në Barcelonë duke luajtur edhe në krahun e djathtë edhe në atë të majtë”.
Stoichkov kishte luajtur për Barcelonën dy herë gjatë karrierës së tij – duke i fituar pesë tituj të La Ligës dhe Kupën Evropian mes shumë titujve të tjerë.