Bashkimi Evropian dhe SHBA po kontribuojnë në destabilizimin në Kaukazin e Jugut duke u përpjekur të imponojnë përpjekjet e tyre ndërmjetësuese ndaj Armenisë dhe Azerbajxhanit, tha sot Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov.
Paqeruajtësit rusë do të kontribuojnë në çdo mënyrë për normalizimin e jetës në zonën e konfliktit në Nagorno-Karabakh, tha Lavrov në seancën e Asamblesë së 78-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Sesioni i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së mbahet në Nju Jork nga 19 deri më 25 shtator./FolDrejt/