Dispozitat e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe vetë OKB-së përbëjnë një kërcënim për ambiciet globale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tha sot ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.
“Ish-sekretari amerikan i shtetit James Baker i tha presidentit të atëhershëm George Bush se OSBE-ja është kërcënimi kryesor për NATO-n. Unë do të shtoja se sot OKB-ja dhe dispozitat e statutit të saj paraqesin gjithashtu një kërcënim për ambiciet globale të Uashingtonit,” tha ai, duke folur në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të cilën ai e kryesoi, raporton TASS.
Lavrov tha se bota sot është në një situatë më të rrezikshme sesa edhe gjatë Luftës së Ftohtë./FolDrejt/