Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov, ndodhet aktualisht në kryeqytetin e Indisë për nder të ekspozitës për Leo Tolstoin dhe Mahatma Gandin, shkruan Klix, përcjell Fol Drejt.
“Rusia dhe India refuzojnë vazhdimisht praktikat neo-koloniale si sanksionet e njëanshme, kërcënimet dhe shantazhet kundër shteteve sovrane”, tha ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov.
Duke folur në hapjen e një ekspozite në Nju Delhi, ku po takohen ministrat e jashtëm të Grupit 20 (G-20), Lavrov tha se Rusia dhe India ishin të bashkuara në gatishmërinë e tyre për të kaluar në një “rend botëror më të drejtë dhe demokratik, policentrik”.
“Moska dhe Nju Delhi janë kundërshtarë të vazhdueshëm të praktikave neo-koloniale si sanksionet e njëanshme të paligjshme, kërcënimet, shantazhet dhe llojet e tjera të presionit ndaj shteteve sovrane”, theksoi Lavrov.
Ministri rus zhvilloi gjithashtu një takim dypalësh me homologun e tij indian Subrahmanyam Jaishankar, duke shprehur kënaqësinë që India është kryetare e grupit G-20.
Pas takimit, Jaishankar shkroi në Twitter se të dy ministrat patën një “diskutim të gjerë” në margjinat e takimit ministror të G-20. /FolDrejt/