Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha sot se Moska ka rënë dakord të zgjasë marrëveshjen e grurit edhe për dy muaj të tjerë, pavarësisht se nuk ka parë përparim në zbatimin e pjesëve të marrëveshjes që lidhen me Rusinë.
Lavrov theksoi se qëllimi i marrëveshjes ishte forcimi i sigurisë ushqimore të njerëzve më të varfër në botë, raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.
Kreu i diplomacisë ruse hodhi poshtë akuzat se zgjatja e marrëveshjes, me ndërmjetësimin e Turqisë, lidhet me zgjedhjet presidenciale në atë vend./FolDrejt/