Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, gjatë një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres në Nju Jork, i bëri thirrje udhëheqjes së organizatës botërore që t’i përmbahet rreptësisht parimit të paanshmërisë, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme ruse.
Ministria deklaroi se fokusi i bisedimeve ishte situata në Ukrainë. Lavrov përshkroi edhe një herë në detaje arsyet e krizës aktuale, përparimin dhe qëllimet e operacionit special ushtarak rus në Ukrainë, që synon eliminimin e kërcënimeve ndaj sigurisë kombëtare të Rusisë. /FolDrejt/