Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov tha sot se ngjarjet e fundit në Gjeorgji të kujtojnë shumë protestat e Ukrainës në Maidan në vitin 2014.
Lavrov tha për televizionin “Kanal 1” se situata rreth projektligjit për agjentët e huaj në Gjeorgji është vetëm një justifikim për një përpjekje për të ndryshuar qeverinë me forcë, përcjell Fol Drejt.
“Situata është shumë e ngjashme me Maidanin e Kievit. Nuk ka dyshim se kundërshtimi ndaj projektligjit për regjistrimin e organizatave joqeveritare që marrin para nga jashtë në shumën mbi 20 buxhete është një pretekst për të filluar ndryshimin e pushtet me forcë”, shtoi Lavrov./FolDrejt/