Nuk do të ketë rinovim të marrëdhënieve të mëparshme me Perëndimin, me të cilin bashkëpunimi është i mundur vetëm në bazë të parimeve të reja, tha sot ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në një konferencë për shtyp për sigurinë evropiane.
Ai shton se NATO-ja është kthyer në prioritetet e Luftës së Ftohtë, sepse duan t’i mbajnë rusët jashtë Evropës dhe amerikanët në Evropë, dhe thekson se i gjithë Bashkimi Evropian tani është nën kontrollin e SHBA-së.
“Kujtojmë se si u krijua NATO: kur sekretari i parë i përgjithshëm i aleancës, z. Ismay, doli me formulën “Mbani rusët larg Europës, amerikanët në Europë dhe gjermanët nën kontroll”. “Ajo që po ndodh tani do të thotë absolutisht kthimin e NATO-s në ato prioritete konceptuale që u zhvilluan 70 vjet më parë,” tha Lavrov, transmeton Fol Drejt.