Propozimet e Moskës për çmilitarizimin dhe denazifikimin e Ukrainës janë të njohura për Kievin dhe i takon autoriteteve ukrainase t’i përmbushin ato, përndryshe ushtria ruse do të vendosë për këtë, tha ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov.
Ai tha se propozimet e Rusisë për çmilitarizimin dhe denazifikimin e territoreve të kontrolluara nga Kievi, si dhe për eliminimin e kërcënimeve ndaj sigurisë së Rusisë, janë të njohura për Ukrainën, njoftuan agjencitë shtetërore ruse.
“Çështja është e thjeshtë: përmbushni ato për të mirën tuaj. Përndryshe, çështja do të vendoset nga ushtria ruse,” tha Lavrov, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.