Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov tha të shtunën se Perëndimi nuk e lejon Ukrainën të zhvillojë bisedime me Rusinë.
Lavrov akuzoi Perëndimin, të udhëhequr nga Britania e Madhe dhe SHBA-ja, se e kanë kthyer Ukrainën në një instrument të “frenimit dhe rraskapitjes” së Rusisë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në një intervistë me transmetuesin publik të Republikës Srpska, RTRS, ai tha se Perëndimi e ndaloi Ukrainën të vazhdojë negociatat me Rusinë, e cila kishte pranuar propozimet e Ukrainës dy muaj më parë si bazë për zhvillimin e një rezolute.
Ata e detyruan Ukrainën të forcojë qëndrimin e saj kundër Rusisë, tha ai.
Duke iu referuar sanksioneve ekonomike ndaj vendit të tij, Lavrov tha se këto masa prodhuan efekt të kundërt dhe po e dëmtojnë Perëndimin më shumë se Rusinë.
Lidhur me paketën e gjashtë të sanksioneve të miratuar të premten nga BE-ja dhe kufizimet në transportin e naftës ruse nga deti, Lavrov tha se tregu i naftës nuk ndjek tekat dhe urdhrat politikë./FolDrejt/