Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka kritikuar vendet perëndimore për atë që ai e përshkruan si “politizimin” e deklaratës së G20, raporton BBC, transmeton Fol Drejt.
Draft-deklarata, e parë nga agjencitë e lajmeve thotë se “shumica” e anëtarëve dënuan ashpër luftën në Ukrainë dhe theksuan se ajo po përkeqësonte brishtësinë në ekonominë globale.
Lavrov thotë se përpjekjet për të hedhur fajin për luftën drejtpërdrejt mbi Rusinë u refuzuan në tekst dhe theksoi një pjesë që përmend një shkëmbim pikëpamjesh mbi këtë çështje. Ai thotë se deklarata duhet të përfundojë nesër.
Thirrjet për Rusinë për t’i dhënë fund agresionit të saj në Ukrainë kanë qenë një tipar i samitit deri më tani dhe Lavrov ishte i pranishëm kur kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar foli kundër “luftës barbare” të Rusisë në Ukrainë, duke i thënë “regjimit të Putinit” të “dalë” nga vendi./FolDrejt/