Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u takua sot në Moskë me homologun e tij turk Hakan Fidan dhe tha se presidentët e këtyre vendeve, Vladimir Putin dhe Rexhep Tajip Erdogan, do të “takohen së shpejti”.
“Rusia është e përkushtuar të rrisë eksportet e gazit në Turqi dhe të krijojë një ‘nyje gazi’ atje,” tha Lavrov, sipas Reuters.
Presidenti rus Vladimir Putin më parë propozoi ndërtimin e një qendre gazi si pjesë e përpjekjeve të Rusisë për të ridrejtuar eksportet e saj të gazit pas një rënie të mprehtë të furnizimeve në Evropë si rezultat i luftës në Ukrainë.