Ministri i Jashtëm rus Sergei Larov tha se Britania e Madhe duhet të jetë e vetëdijshme për përgjegjësinë e saj për furnizimin e forcave ukrainase me raketa të uraniumit të varfëruar, duke kujtuar pasojat e bombardimeve në Serbi në vitin 1999.
Lavrov tha në një konferencë për shtyp në Nju Jork se disa thonë se uraniumi i varfëruar nuk është radioaktiv dhe se nuk është i përfshirë në listat e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, por se ka fakte dhe intervista me njerëz që kanë vuajtur nga pasojat e tilla si sulmet me raketa në ish-Jugosllavi, në kohën e bombardimeve të NATO-s.
“Ato u shfaqën në televizion në të gjithë botën. Kështu që Britania e Madhe duhet të kuptojë përgjegjësinë e saj,” tha Lavrov, transmeton Fol Drejt.