Rusia nuk ka refuzuar kurrë të marrë pjesë në një dialog të barabartë me partnerët e saj evropianë dhe as të kërkojë mënyra për të zgjidhur çështjet e sigurisë, tha kreu i diplomacisë ruse, Segrej Lavrov.
“Ne kurrë nuk kemi anashkaluar një dialog të barabartë me partnerët tanë evropianë, as kërkimin e mënyrave për zgjidhjen e çështjeve të sigurisë”, tha Lavrov, duke folur për rezultatet e diplomacisë zyrtare të Moskës në vitin 2022, përcjell Fol Drejt.
“Ne shpresojmë që herët a vonë do të shohim forca politike në Evropë që do të jenë në gjendje të nisin nga interesat e tyre kombëtare dhe jo nga ambicia për të kënaqur dikë përtej oqeanit. Pastaj do të gjejmë dikë me të cilin të arrijmë marrëveshje.” tha Lavrov./FolDrejt/