Rusia ruan kontrollin mbi armët taktike bërthamore që do të vendosen në Bjellorusi në përputhje me detyrimet ndërkombëtare, tha ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.
“Kjo vendosje e armëve bërthamore në asnjë mënyrë nuk shkel asnjë detyrim ndërkombëtar të Bjellorusisë apo Federatës Ruse, duke përfshirë detyrimet nga Traktati për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore”, tha Lavrov mbrëmë për kanalin televiziv ONT.
Më 25 mars, presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se, me kërkesë të Minskut, Rusia do të vendosë armët e saj taktike bërthamore në territorin e Bjellorusisë, ashtu siç SHBA ka vendosur elementë të arsenalit të saj bërthamor në territorin e aleatëve të saj./FolDrejt/