Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov pretendon se ShBA-të po ndjekin një politikë për të vendosur “fundin e historisë”, duke iu referuar librit “Fundi i historisë dhe njeriu i fundit” të Francis Fukuyamas, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
“Nëse shikoni politikat që po ndjek administrata e (presidentit amerikan Joe) Biden, ata duan pikërisht këtë. Ata duan që fundi i historisë të ndodhë jo vetëm në veprat e analistëve politikë dhe shkencëtarëve politikë, por që ai të ndodhë në jetën reale”, tha Lavrov gjatë një takimi me gazetarë dhe drejtues të mediave ruse.
Gjatë takimit, Lavrov shtoi se veprimet e ndërmarra në shkallë globale për marrjen e një “qëndrimi anti-rus”, të cilat ai tha se janë nisur nga ShBA, pasqyrojnë përpjekjet e Uashingtonit për të vendosur “fundin e historisë”. /FolDrejt/