Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për përfshirje të drejtpërdrejtë në shpërthimet që dëmtuan rëndë tubacionet e gazit Nord Stream që lidhin Rusinë dhe Gjermaninë nëpërmjet Detit Baltik në shtator, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Lavrov nuk dha asnjë provë për pretendimin e tij gjatë një interviste në TV shtetëror. Presidenti Vladimir Putin ka akuzuar më parë Britaninë për hedhjen në erë të tubacioneve, gjë që Londra e mohoi.
Prokurorët suedezë gjetën gjurmë eksplozivi në vendin e tubacioneve të dëmtuara, duke konfirmuar se kishte ndodhur një sabotim i madh. /FolDrejt/