Perëndimi ka nisur një luftë hibride të paprecendentë kundër Rusisë, me qëllim shkatërrimin e stabilitetit në Federatën Ruse, tha në një deklaratë të martën ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.
“Për shumë vite tani, Perëndimi ka zhvilluar një luftë të vërtetë hibride kundër Rusisë, e cila, pas nisjes së detyruar të një operacioni special ushtarak, tashmë ka marrë një karakter të paprecedentë dhe qëllimi është shprehur hapur të shkatërrojë ekonominë ruse.
Kohët e fundit, ata tashmë kanë bërë thirrje për përdorimin e hapur të sanksioneve për të minuar stabilitetin edhe në Rusi”, përfundoi ai./abcnews.al/