Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i bëri thirrje sot Izraelit dhe palestinezëve që të përmbahen nga veprimet që mund të çojnë në përkeqësim të situatës në zonën e konfliktit, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme ruse.
“Lavrov u bëri thirrje partnerëve izraelitë dhe palestinezë të demonstrojnë përgjegjësi dhe të përmbahen nga çdo veprim që mund të përkeqësojë situatën,” citoi Ministria të ketë thënë Lavrov, i cili foli në telefon me homologët e tij izraelitë dhe palestinezë, Eli Cohen dhe Riyad al-Maliki, përcjell Fol Drejt.
Pala ruse theksoi se Moska është e shqetësuar për një “spirale të re të dhunës” në zonën e konfliktit palestinezo-izraelit, e cila rëndohet nga vazhdimi i konfrontimit të armatosur dhe çon në viktima të reja dhe dëme të gjithanshme./FolDrejt/