“Ne kemi lajme të mira. Për momentin, rezervat tona të gazit janë në 45 përqind të kapacitetit total, që është 5 përqind më shumë se sa kishim vitin e kaluar në të njëjtën kohë,” tha Layen.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Layen thotë se në samitin e liderëve të BE-së në Bruksel është rënë dakord që të mbështetet tranzicioni energjetik në BE-27 me 300 miliardë euro nga fondet evropiane.
Ajo thekson se çlirimi i BE-së nga varësia nga gazi rus bazohet në gjetjen e burimeve të tjera, ndërlidhjen më të mirë të tubacioneve të gazit në të gjithë BE-në dhe depozitimin strategjik, si dhe investime të mëdha në burime të rinovueshme./FolDrejt/