Ukraina ka treguar qartë aspiratën dhe vendosmërinë e vendit për të jetuar në përputhje me vlerat dhe standardet evropiane.
Komisioni Evropian rekomandoi sot që Bashkimi Evropian t’i japë Ukrainës dhe Moldavisë statusin e kandidatit, ndërsa Gjeorgjisë do t’i kërkohet të përmbushë disa kushte përpara se të marrë atë status, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.
Komisioni Evropian po propozon që Ukrainës t’i jepet statusi i kandidatit për anëtarësim në BE, tha sot presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Layen, duke shtuar se kjo do të thotë se Ukraina po zbaton reformat./FolDrejt/