Lazio ka fituar derbin e kryeqytetit italian me rezultat minimal 0-1, shkruan Fol Drejt.
Të vetmin gol në ndeshje e shënoi Felipe Anderson në minutën e 29 të takimit, që ishte i mjaftueshëm për fitoren e Lazios dhe ngritjen e tyre në vendin e tretë në tabelën e Series A me 27 pikë nga 13 ndeshje, ndërsa Roma mbetet me 25 pikë nga poaq takime dhe aktualisht gjendet në pozitën e pestë. /FolDrejt/