Sipas gazetës italiane Gazzetta dello Sport, Lazio i ka ofruar Sergej Milinković-Savić një kontratë me kushte të rishikuara pasi ata planifikojnë të mbajnë yllin e tyre për të paktën një sezon tjetër, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Me marrëveshjen e serbit që skadon në vitin 2024, Biancocelestët nuk duan ta humbasin lojtarin falas vitin e ardhshëm ose për një tarifë të reduktuar ndjeshëm këtë vit mes interesimit në rritje nga PSG, Arsenal, Juventus, Manchester United dhe Chelsea.
Raporti nga Gazzetta dello Sport thotë se Lazio po ofron një zgjatje dy vjeçare me një rritje të pagës nga 3.2 milionë euro neto në sezon në 4 milionë euro.
Jo vetëm kaq, por këtë herë do të përfshihet edhe një klauzolë lirimi. /FolDrejt/