Më në fund duket që është arritur marrëveshja për bashkëqeverisje ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), për bashkëqeverisje në Prishtinë, transmeton Fol Drejt.
Sipas burimeve të Telegrafit, pas arritjes së marrëveshjes, seanca pritet të fillojë menjëherë.
Të pranishëm në seancë pritet të jenë edhe asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo e fundit ka premtuar qasje konstruktive, duke theksuar rolin e saj, i cili nuk do të jetë bllokues.
Përndryshe, sot pritet të zgjidhet kryesuesi i kuvendit. Në rast se dështon seanca, kryeqyteti do të detyrohet të shkojë në zgjedhje të reja të parakohshme./FolDrejt/