Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, ka thënë se janë të gatshëm të shkojnë në zgjedhje.
Ai në një intervistë për Kanal 10 tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, qysh ditën e parë pas marrjes së mandatit kishte kërcënuar me zgjedhje, përcjell Klankosova.tv.
“Ai ka kërcënu ditën e parë me na çu në zgjedhje. Me rastin e zgjedhjes së presidentes ka thanë, nëse nuk votohet me e ndryshu ligjin për zgjedhje, kemi me shku në zgjedhje.Pa hyrë hiç në Qeveri ka menduar të shkjë në zgjedhje.
Kjo nuk është e re. Pas një viti të thotë po shkojmë në zgjedhje, ne jemi të përgatitur, ne nuk kemi nevojë as me nxjerr pluhur a është kohë e mirë, a është kohë e favorshme. Kemi pasur një parti politike që sa herë që kanë dalë mirë në sondazhe e kanë çu vendin në zgjedhje.
A është e gatshme me i rreziku 7 milionë euro vetëm me e çu vendin në zgjedhje, le ta bon kalkulimin ne dalim në zgjedhje. 1 vjet njerëzit e kanë pa formën e qeverisjes dhe munden me e shprehë prapë votën politike”.