Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka premtuar 5000 euro për secilën familje e cila bëhet me fëmijën e tretë.
LDK ka prezantuar programin “Rruga e Re”, që përfshin 100 projekte apo zotime të kësaj partie, përcjell Fol Drejt.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka publikuar pjesën e parë të këtyre zotimeve dhe ka paralajmëruar publikimin edhe të pjesës tjetër të këtyre projekteve.
Në një nga projektet e prezantuara nga Abdixhiku është edhe premtimi për shpërblimin prej 5 mijë euro për familjet të cilave u vie në jetë edhe fëmiu i tretë.
Detaje të tjera nuk janë dhënë dhe nuk është treguar se si mund të realizohet më detajisht ky premtim i tyre./FolDrejt/