Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas sulmeve ndaj zyrtarëve kufitar të Policisë së Kosovës në veri të Mitorivcës.
Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku thotë se e ofrojnë gjithë mbështetjen e nevojshme për Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera të sigurisë “në ushtrimin e detyrave kushtetuese dhe garantimin e sigurisë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”.
“Lidhja Demokratike e Kosovës me shqetësim të madh është duke i ndjekur lajmet e fundit rreth sulmeve të armatosura ndaj zyrtarëve kufitar të Policisë së Kosovës”.
“LDK ofron gjithë mbështetjen e nevojshme për Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera të sigurisë në ushtrimin e detyrave kushtetuese dhe garantimin e sigurisë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në reagim.