Lidhja Demokratike e Kosovës ka ftuar organet kompetente që të zhvillojnë hetime të pavarura lidhur me planifikimin e atentateve ndaj kryetarit të kësaj partie, Lumir Abdixhikut dhe tre deputetëve të tjerë të kësaj partie.
Përmes një komunikate zyrtare, kjo parti ka falenderuar qytetarët e Kosovës për përkrahjen dhe qetësinë e treguar lidhur me këtë çështje.
LDK falenderoi edhe partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen e dhënë lidhur me këtë rast./FolDrejt/