Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) publikoi një reagim në profilin zyrtar në rrjetin social Facebook.
Sipas publikimit LDK i drejtohet qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti duke thënë se si udhëheqje në fushën e ekonomisë, e vetmja gjë që e kanë bërë është rritja e deficitit tregtar, përcjell Fol Drejt.
“Kjo qeveri që erdhi me premtimin për rritje të prodhimit vendor dhe zvogëlim të varësisë nga importi, rriti vetëm deficitin tregtar.
5 miliard euro është vlera e deficitit tregtar, rekord për periudhen e pasluftës
Rritje rekorde e importeve, përfshirë rritje të importit të grurit, miellit, qumështit dhe energjisë elektrike
Asnjë reformë fiskale, që do të nxiste rritjen e prodhimit vendor
Asnjë investim i huaj në prodhim
Ky pushtet është i paaftë! Kosovës po i kushton shtrenjtë!”, thuhet në reagimin e LDK-së./FolDrejt/