Pas vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’i ndërprerë me Prishtinën stërvitjet e përbashkëta ushtarake “Defender 23”, që kanë qenë duke u mbajtur edhe në Kosovë, partia opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se “Qeveria po bie në grackën e Serbisë”.
“Reagimet e shteteve mike, kundër institucioneve të Kosovës, reagimet e SHBA-së, Gjermanisë, Francës, BE-së e vetë NATO-s, dëshmojnë pozicionin e rëndë diplomatik e strategjik në të cilin gjendet Kosova. Në një pozicion të tillë, Kosova nuk është gjendur asnjëherë më parë”, është thënë në reagimin e LDK-së. /REL/