Lidhja Demokratike e Kosovës, me anë të një postimi në facebok, ka thënë se vlerëson rolin dhe kontributin që ka dhënë mërgata shqiptare në të gjitha proceset e Kosovës.
Duke u lidhur me qëndrimin dhe takimet e kreut të kësaj partie, Lumir Abdixhiku, me grupe të mërgatës, LDK është shprehur se ka një lidhje të përhershme me ta.
“Lidhja e LDK-së me mërgatën është e përhershme; prandaj dhe angazhimi i secilit veprimtar e veprimtareje është i rëndësishëm për të dhënë kontributin e çmuar në organizimin e përbashkët politik e me pas për t’i dhënë vendit kthesën e madhe euro-atlantike që është mision i përhershëm i LDK-së që nga dita e parë e veprimit politik.
Për këtë arsye, Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku gjatë qëndrimit në Gjermani po takon grupe të ndryshme të bashkatdhetarëve tanë; ai është takuar me Kryesinë e nëndegës në Hamburg, me ç’rast kanë diskutuar për gjendjen e tanishme në Kosovë si dhe qëndrimet e LDK-së karshi këtyre proceseve”, thuhet në postim./FolDrejt/