Lidhja Demokratike e Kosovës ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë aktuale në krye me kryeministrin, Albin Kurti, duke thënë se brenda tre viteve e ka shkelur katër herë Kushtetutën.
“Për tre vjet qeverisje, partia në pushtet ka shkelur 4 herë Kushtetutën, derisa janë edhe disa ligje që janë në pritje të vendimit nga Gjykata Kushtetuese. Këto shkelje tregojnë më së miri mospërkushtimin e kësaj Qeverie për shtetin e së drejtës.”, ka thënë LDK, përcjell Fol Drejt.