Gazetari Labinot Balaj ka thumbuar Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), zyrtarët e së cilës, nuk u takuan me Presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj, shkruan Fol Drejt.
“LDK-ja aktuale po i bon karshillëk trajektores së kursit politik rugovian, artikulimi i së cilës u ravizohej përmes sintagmës: ‘Kosova e hapun ndaj Shqiprisë dhe Serbisë’🙂
Dmth. LDK- ja e sotme është nji oktavë ma poshtë se ajo e Ibres :)” – ka shkruar Balaj.
Përndryshe sot është raportuar që Presidenti Begaj ka refuzuar t’i takojë anëtarët e LDK-së në selinë qendrore të saj. Me ç’rast, në një prononcim për Teve1.info, zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi tha se kjo parti ka shprehur keqardhje për mosrealizimin e takimit zyrtar me Begajn, me rastin e vizitës së tij të parë në Kosovë.
“Lidhja Demokratike e Kosovës shprehë keqardhje për mosrealizimin e takimit zyrtar me Presidentin e ri të Shqipërisë, shkëlqesinë e tij Bajram Begaj; me rastin e vizitës së tij të parë në Kosovë. Për dallim nga krerët institucional paraprak të Shqipërisë, Presidentët e shkuar, Kryeministrin e tanishëm, e të tjerë kryeministra paraprak, Presidenti Begaj ka refuzuar të takojë LDK-në në selinë qendrore të saj”, tha ajo./FolDrejt/