Sipas Lidhjes Demokratike të Kosovës realizimi i buxhetit në këtë periudhë është më i ulëti në dhjetë vitet e fundit.
Shpenzimi i vetëm 9% të parave nga kuleta e shtetit, të shtunën u tha të jetë bërë për shkak të mosrealizimit të projekteve kapitale nga qeveria.
Bajrakun për këtë ulje ekonomike po thuhet ta mbajnë 4 ministri, e Ekonomisë, Industrisë, Administrimit të Pushtetit Lokal si dhe ajo e Zhvillimit Rajonal./KlanKosova/