Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, është shprehur se është qeveria aktuale ajo e cila ka rritur bazën tatimore.
Bajrami ndër tjerash bëri me dije se LDK do t’i paraqesë kërkesat që ka në Komisionin për Buxhet, Financa, Punë dhe Transfere dhe në formë të rezolutës në një debat parlamentar që do të organizohet në një afat sa më të shkurtër të mundshëm.
“Ne, kërkesat tona do t’i paraqesim në Komisionin për Buxhet, Financa, Punë dhe Transfere dhe gjithashtu do t’i paraqesim në formë të rezolutës në një debat parlamentar që do të organizohet në një afat sa më të shkurtër të mundshëm”.
“Rritja e bazës tatimore është arrogancë nga ana e kësaj qeverise e cila po shihet çdo ditë se i ka braktisur qytetarët”, tha Bajrami.
Bajrami komentoi gjithashtu edhe propozimin e ministrit Murati, të cilin e konsideroi amatorizëm politik dhe shenjë të paaftësisë së tij.
“Propozimi i ministrit Murati është amatorizëm politik dhe shenjë e qartë e paaftësisë së tij. Ai nuk e ka idenë se si funksion ekonomia dhe nuk i njeh ligjet të cilat janë në kompetencë të zbatimit të dikasterit të tij. Ai nuk e din që kuvendet komunale nuk falin borxhe e as tatime. Kuvendet komunale nuk kanë të drejtë të falin një tatim i cili derivon nga një ligj i cili është i aprovuar në kuvend”, shtoi ajo tutje./FolDrejt/