Lidhja Demokratike e Kosovës ka kritikuar partinë në pushtet se ka favorizuar prezencën ekonomike të Serbisë në Kosovë.
Përmes një postimi në facebook, LDK ka përmendur rritjen e importeve nga Serbia gjatë vitit 2022 për 70 milionë euro, duke kritikuar kështu qeverinë se përmes saj, Serbia ka arritur një rekord të ri në Kosovë.
Sipas LDK-së, ankesat për të kaluarën nuk përmirësojnë ekonominë dhe nuk i zgjidhin problemet e së kaluarës, njëkohësisht nga kjo parti janë kërkuar veprime konkrete dhe jo “fjalë boshe”./FolDrejt/
Postimi i plotë:
“Gjatë vitit 2022, Serbia ka rritur importet për plot 70 milionë euro. Me 370 milionë euro import në vit, Serbia gjatë mandatit të kësaj qeverie, ka arritur rekord të ri.
Politikat e gabuara të partisë në pushtet, vazhdojnë të favorizojnë prezencën ekonomike të Serbisë në Kosovë. Ankesat për të kaluarën nuk përmirësojnë ekonominë dhe nuk i zgjidhin problemet e së ardhmes.
Kemi nevojë për veprime konkrete dhe jo premtime e fjalë boshe!”