Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), i ka kërkuar me urgjencë Qeverisë së Kosovës, që të ulet e të bisedojë me sindikalistët, në mënyrë që të tejkalohet kriza aktuale, shkruan Fol Drejt.
Më saktë, LDK ka kërkuar nga qeveria të nis dialog të menjëhershëm me sindikalistët dhe të procedojë Ligjin për Pagat.
“Lidhja Demokratike e Kosovës ka mirëpritur lajmin për ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit dhe zyrtarët publik në komunat tona. Thirrjet tona për çështje të tilla, dëshmoi edhe njëherë që Qeveria është e papërgjegjshme ndaj vendimeve të saj. Mos ekzekutimi i pagave sidomos për muajin gusht gjatë pushimit kur nuk ka pasur asnjë efekt si dhe dënimi kolektiv është rast i paprecendet që nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e arsimit në vendin tonë” – thuhet ndër të tjera në reagimin e LDK-së.
“LDK i bën thirrje edhe njëherë Qeverisë që të ulet dhe të nis dialogun social me të gjithë sindikalistët dhe jo të komunikojë në distancë përmes deklaratave të shkurta që në këtë kohë krize përveç se është ofendim, është edhe gabim dhe thellon edhe më tutje krizën që po përballemi sot.
LDK gjithashtu kërkon që në seancën e parë në Kuvendin e Kosovës, të procedohet Ligji për Pagat, i njëjëti të diskutohet pasi që ende nuk e kemi marrë zyrtarisht si dhe pas të gjitha komenteve të hyjë në fuqi për zbatim nga janari i vitit 2023, për të mbështetur qytetarët tanë në këtë kohë krize të rëndë ekonomike.
Njëjtë sikurse kemi propozuar dhjetëpikeëshin tonë për tejkalimin e krizës energjetike jemi të gatshëm të ofrojmë gjithë ekspertizën tonë për të gjetur zgjidhje ndaj krizës ekonomike dhe problemeve me të cilat po përballen qytetarët tanë”, thuhet në komunikatë./FolDrejt/