Sot, kryetari i LDK-së Isa Mustafa priti në takim kryetarin e Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmetin për të diskutuar për organizimin e opozitës për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së koalicionit PAN.
Siç njofton LDK përmes një komunikate për media, ekziston pajtimi se vendit i nevojiten zgjedhje të parakohshme, për çfarë do të punohet për të siguruar mbështetjen e nevojshme të deputetëve të opozitës, por edhe të atyre të pozitës. “Grupet parlamentare do të bashkërendisin veprimet për rrëzimin e Qeverisë”, theksohet në komunikatën e LDK-së.