Drejtuesit e PSG-së duan që Lionel Messi të vazhdojë kontratën me klubin nga Parisi, kanë thënë bashkëpunëtorët e përfaqësuesit argjentinas për mediumin Le Parisien.
Disa media franceze njoftuan dje se Messi po largohet nga PSG në fund të sezonit, pasi drejtuesit e kampionëve francezë dyshohet se duan t’i ulin pagën futbollistit argjentinas.
“Është e çuditshme të shohësh lajmet se klubi dëshiron të ulë pagën e Messit ose se nuk planifikon t’i ofrojë një kontratë të re. Ne nuk duam të luajmë lojëra të tilla. Lajme të tilla të rreme nuk i bëjnë asgjë të mirë Leos dhe marrëdhënieve të tij me klubin. Ndoshta disa njerëz duan që në atë mënyrë të ndodhë diçka”, thanë bashkëpunëtorët e Messit për mediumin francez, transmeton Fol Drejt.